RRADHËT E NJERËZVE QË PRESIN PËR TË PAGUAR FATURAT VAZHDOJNË. Në zyrat e kujdesit ndaj klientit të OSHEE radhet e gjata vazhdojne te jene prezente cdo dite. Përveç atyre që paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike shtimi i fluksit vjen nga ata abonentë që janë dyndur për paguar faturat e prapambetura si shkak i aksioneve të përditshme që po bën OSHEE në zbatim të plan-veprimit kombëtar për energjinë elektrike.

Jo vetem punonjes te administrates te cilet kane qene thuajse kane qene te detyruar te shlyejnë te gjitha detyrimet e tyre ndaj OSHEE por edhe te tjerë qytetare i jane drejtuar zyrave te KNK per te kryer pagesat e faturave te energjisë. Te shumte jane edhe ato qytetare qe kerkojne sherbime te tjera si hapje te kontratave te reja apo edhe nenshkrimin e marreveshjeve per shlyerjen e detyrimeve me keste mujore qe i bashkangjiten pagesave te tjera mujore. Sensibilizimi i komunitetit per pagesen efaturave te energjise elektrike vijon e mesa duket edhe fluksi i qytetarëve në zyrat e Operatorit të Sistemit të Shperndarjes do vijoje per një kohë të gjatë sepse edhe publikisht OSHEE përmes drejtuesve të saj u zotua se këto aksione nuk do të ndalen deri sa të mos abuzohet më me energjinë

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/X0uXCDWA7vc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMËSUESIT E KONKURSIT TË KËNAQUR ME PUNËN
Artikulli tjetërFREEDOM HOUSE, SHQIPËRIA DHE KOSOVA PJESËRISHT TË LIRA