Moti i keq ka pezulluar për 24 orë lundrimin në Portin e Vlorës. Për shkak të dallgëve dhe erës që arrinte deri në 15 m/s nuk është nisur nga Italia për në Vlorë trageti i linjës Vlorë-Brindizi

Ndërkohë kapiteneria ka njoftuar se moti i keq do të vijojë edhe në orët në vijim. Për këtë arsye të gjitha anijet dhe peshkarexhat janë njoftuar që të ankorohen. Po ashtu probleme janë shfaqur edhe në Portin e Durrësit.

Artikulli paraprakKAPET NË RINAS KOSOVARI I KËRKUAR NGA POLICIA E GJAKOVËS
Artikulli tjetërI VJEDHIN IDENTITETIN,37-VJEÇARI VJEN NË SHQIPËRI DHE NUK IKËN DOT MË