Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky e cila ishte fokusuar në negociatat Rusi-Ukrainë. Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidencës turke e cituar nga Tass. Gjatë bisedës telefonike, Erdogan përsëriti gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e negociatave, duke përfshirë edhe një rol ndërmjetësues.

Konfirmimi i bisedës mes dy krerëve të shteteve u bë nga Zelensky në Twitter. “Kam pasur një bisedë të rëndësishme telefonike me Erdogan- shkruan presidenti ukrainas në rrjetin social. Në prag të bisedës së tij me Putinin, theksova nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupol , duke përfshirë fabrikën e çelikut Azovstal, edhe për “trupat e bllokuara”.

Artikulli paraprakDITA E PASHKËVE/ PAPA FRANÇESKU PËRSËRIT THIRRJEN PËR ARMËPUSHIM
Artikulli tjetërHEPATITI I PANJOHUR, OBSH JEP NJOFTIMIN JA SA FËMIJË JANË TË PREKUR NË 12 VENDE