Pas zhgënjimit dje në Europianin e peshëngritjes që po zhvillohet në Forde të Norvegjisë, ka ardhur reagimi i kampionit shqiptar të shtangës, Erkand Qerimaj, që ka shpjeguar dështimin.

Peshëngritësi shkodran ka deklaruar në faqen e tij zyrtare “Facebook” se një dëmtim e nxorri jashtë loje, duke mos ngritur asnjë provë në shkëputje dhe mos garuar më pas në shtytje. “Pas dëmtimit të gjurit gjatë garës, mjeku na këshilloi që të tërhiqemi dhe vendosëm tërheqjen. Më vjen keq për gjithë mundin e djershën time dhe të familjes, por edhe të të gjithë dashamirësve që më mbështesin”, ka deklaruar Erkand Qerimaj për fansat e tij. Në garë, shkodrani zhgënjeu fillimisht me 153kg (dy here) e më pas me 154kg në shkëputje, duke mos e ngritur shtangë. Më pas ai u tërhoq nga disiplina e shtytjes, duke mos arritur objektivat e tij, për të hyrë në zonën e medaljeve dhe dhënë rezultat në dygarësh.

Artikulli paraprakRIKTHIMI NË IDENTITET I PEDONALES SË MOLOS NË SHKODËR
Artikulli tjetërRRUGA E REÇIT, DO TË MARRË SHUMË SHPEJT PAMJE TJETËR