Sikurse pati premtuar, Ermal Meta do të mbajë sot një koncert në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Ai ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, ku zhvilloi edhe një takim special me Kryebashkiakun Veliaj. Sot gjithashtu këngëtari shqiptar ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinj dhe shqiptarë ku ka treguar pjesë nga jeta e tij. Ermal Meta ka thënë që askush nuk lind i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur I tillë dhe duhet shumë punë për të arritur atu ku dëshiron.

Qielli është shumë i madh dhe ka vedn për të gjithë është shprehur Meta.

Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm.

Ndjejën kreativitetin, në fillim luaja në piano dhe litarën nuk e llogarisja fare, në shtëpi me vëllain më that ë lozja basketboll dhe i thashë jo nuk dua se s’di, pas 3 minutash thyeva këmbën,

3 muaj nuk ulesha dot në piano, nga kjo mora një mik dhe i thashë më sill një kitarë, dhe ai ma solli, në atë moment zbulova një botë tjetër, piano është horizontale, ndërsa kitara është horizontale dhe vertikale. Shkruaja këngë por jo të gjithë i kuptonin.

Më pëlqejnë njerëzit që shprehin kreativitetin përmes artit.

Arti dhe muzika në veçanti është shumë arrogant dhe nuk kërkon leje kurrë, pra e bën fakt të kryer, vjen kënga siç mund të gjesh dikë brenda në shtëpi dhe nuk të ka kërkuar leje për të hyrë.

Kur kam shkruajtur këngë nuk e kam marrë parasysh publikun pasi i shkruaj për vete.

Shqipëria më mungon çdo ditë, më mungon shumë. E kam humbur praktikën e gjuhës por jo praktikën e zemrës.

E shkruajtëm këngën pasi në çdo vend të Europës ka frikë, dhe ne si muzikantë mundohemi ta mbledhim dh eta transformojmë.

Një këngë nuk mund ta ndalojë luftën por mund të japë shpresa të vogla, çdo gjë kalon, edhe ato më të këqinjtë e njerëzimit sikur të kishin menduar që jeta nuk eshtë ë pafundme do ta kishin jetuar më mirë.

Nuk kam momentalisht një bashkëpunim por do të doja shumë.

Do t’ju pëlqente të këndonit shqip dhe a do të shohim një këngë tuaj në gjuhën tonë?

Jam rritur në Itali dhe nganjëherë më bëhet shumë e vështirë të shkauaj shqip pavarësisht se kam bërë 2-3 këngë por duhet studiuar në mënyrë më të saktë.

Ishte një gjë shumë e rrallë që ishin 3 shqiptarë, Eugenti ka zë të mahnitshëm dhe ishte ai që këndoi më mirë nga ne të tre, meritonte 12 pikë dhe më erdhi shumë turp që Italia nuk ja dha, dhe kam bërë sherr atje për këtë fakt.

Jam shumë krenar që jam shqiptar, një fëmijë nuk e zgjedh dot atdheun dhe vendin ku do të lindi, por nese do kisha mundësi të rilindja dhe të kasha koishiencë përsëri do të zgjidhja të lindja këtu.”

Artikulli paraprakRAPORTI I ‘SAVE THE CHILDREN’, META MESAZH PËR 1 QERSHORIN: KAMBANË ALARMI PËR TË GJITHË NË
Artikulli tjetërFËMIJËT KTHEJNË PAQEN NË SALLËN E SEANCAVE PLENARE PËR 1 QERSHOR, RUÇI: KEMI NEVOJË PËR JU