6 hektarë ka arritur numri I tokave bujqësore ne fshatin Juban ne afersi te Malit te Vukatanes të cilat jane demtuar nga erozioni i shkaktuar nga vershimi i lumit Drin.

Këtë gjë e bën me dije Administratori I Njësisë Administrative Gur I Zi, Pjerin Marku I cili thotë se nga ky fenomen po rrezikohet edhe argjinatura.

Ndërkohë Marku shprehet se gjatë këtyre ditëve janë kryer verifikime nga instutucionet përgjegjëse për dëmet e shkaktuara, megjithatë ende janë në pritje të një përgjigjeje nga ana e tyre.

Banoret e fshatit Juban kanë kërkuar nje zgjidhje definitive pasi vit pas viti toka po gërryhet dhe me keto ritme mund te rrezikoje dhe banesat. Ndërkohë e vetmja gjë që mund të bëhet është një dëmshpërblim nga ana e qeverisë për keta njerëz

 

Artikulli paraprakNDËRMJETËSIMI PËR PUNË NË GJERMANI
Artikulli tjetërMBYLLET SKEMA E APLIKIMIT TË SUBVENCIONEVE