Është zhvilluar etapa e dytë e Kupës “Agim Tafili”. Çiklistët janë nisur nga Shkodra në drejtim të Balldrenit dhe më pas kanë marrë rrugën nga Kallmeti për të dalë në Vau-Dejës e më pas në Bushat për të mbërritur në finishin e Parrucës. Në mbërritje kanë qenë një grup prej 10-çiklistësh, të cilët kanë mbërritur të parët, por më i shpejti ka rezultuar të jetë Henri Hysa i Teutës. Ai është shpallur fitues i kësaj etape, teksa në vend të dytë ishte çiklisti i Apolonisë, ndërsa në vend të tretë dhe të katërt janë renditur dy çiklistët e Vllaznisë, Mateo Balaj dhe Bruno Kola.

Ndërkohë, ditën e tretë të Kupës “Agim Tafili” do të zhvillohet edhe ceremonia përmbyllëse e saj, e cila do të shoqërohet me ndarjen e diplomave dhe të Kupave për më të mirët e saj.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA FITON SFIDËN E PARË TË PLAY-OFF
Artikulli tjetërSHKODËR, USHTROI DHUNË NDAJ NËNËS SË TIJ, ARRESTOHET 29-VJEÇARI