Suedia, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda kanë hedhur idenë e kandidimit së bashku për organizimin e kampionatit Evropian të vitit 2024 në Skandinavi.

Lajmin e kanë bërë me dije federatat e vendeve përkatëse në një komunikim të përbashkët për mediat. Sipas mediave gjemane, nga ana tjetër edhe Gjermania me Turqinë po mendojnë të kandidojnë për organizimin e kampionatit të vitit 2024. “Ne duam që të organizojmë së bashku një evropian për një eksperiencë unike në veriun e Evropës, që evropian që do të jetë sa ekonomik aq edhe ekologjik”­ ka bërë me dije një zëdhënës i federatës daneze të futbollit.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakMESAZHET QË PËRCOLLI 2 PRILLI NË 25 VJETOR
Artikulli tjetërNGJARJE E RËNDË NË TIRANË, DJALI VRET BABANË E TIJ