Antonio Conte e ka mbyllur mes lotësh aventurën e tij në krye të Italisë.

Ai është shfaqur sot në konferencë për shtyp për dhënë lamtumirën kombëtares italiane: “Sot është edhe më keq se dje. Më vjen keq sidomos për djemtë, të cilët dhanë gjithçka. Gjithashtu duhet të falenderoj stafin duke filluar nga kuzhinieri deri tek magazinieri. Është me të vërtetë një nder që kemi qenë të gjithë së bashku. Në veçanti duhet të falënderoj një person i cili ka me të vërtetë vlera të mëdha dhe që kam patur nderin që e kam njohur ai është Lele Oriali. Dua që trajnerit të ri të kombëtares Italiane Giampiero Ventura ti uroj punë të mbarë, dhe jam i sigurt që si Federata Italiane e Futbollit si dhe trajneri i ri do të jenë të gatshëm të japin gjithçka për ti pare ngjyrat e Italisë sa më lart”, u shpreh trajneri i ri i klubit të Chelsea, Antonio Conte.

Artikulli paraprakFORMULA 1, HAMILTON TRIUMFON NË MËNYRË SPEKTAKOLARE NË AUSTRI
Artikulli tjetërKAMPIONATI I PËRBASHKËT I DY FEDERATAVE TË AERONAUTIKËS KOSOVË-SHQIPËRI