Franca nuk ka mëshirë në pjesën e parë ndaj Islandës.

“Gjelat” po shkatërrojnë ishullorët duke mbyllur 45 minutat e para në avantazhin 4-0. Giroud zhbllokoi shifrat që në minutën e 13-të, ndërkohë që Pol Pogba dyfishoi shifrat 7 minuta më vonë. Në fundin e pjesës së parë Payet lëshon një goditje të hidhur që përfundon në fundin e rrjetës. Pa kaluar as 2 minuta, Griezman shënoi golin e katërt në këtë ndeshje dhe të katërtin në Europian.

Artikulli paraprakPAK ORË PARA NDESHJEN ME ISLANDËN, ALARMOHET SIGURIA FRANCEZE
Artikulli tjetërPARTIA DEMOKRATIKE DËNON DEKLARATAT E KËSHILLTARIT TË KRYEMINISTRIT GREK