Franca është e pamëshirshme ndaj Islandës në çerekfinalen e fundit të “Euro 2016”.

Skuadra e Deschamps fiton me lehtësi 5-2 ndaj ishullorëve që më në fund morën një mësim të mirë nga ky Europian. Sfida u zhbllokua që në minutën e 13-të, teksa Giroud shënoi një gol shumë të bukur. Pol Pogba dyfishoi shifrat 7 minuta më vonë me një gol me kokë. Në fundin e pjesës së parë Payet lëshon një goditje të hidhur që përfundon në fundin e rrjetës. Pa kaluar as 2 minuta, Griezman shënoi golin e katërt në këtë ndeshje dhe të katërtin në Europian. Në fraksionin e dytë do të kishte gola të tjerë, por edhe nga Islanda që shënoi golin e parë me Sigthorssson, ndërkohë që Gorud realizoi një tjetër gol, i cili ishte i dyti në këtë ndeshje. 6 minuta nga fundi Blernason realizon golin e dytë për islandezët. Franca në gjysmëfinale do të përballet me Gjermaninë.

Artikulli paraprakPARTIA DEMOKRATIKE DËNON DEKLARATAT E KËSHILLTARIT TË KRYEMINISTRIT GREK
Artikulli tjetërDEMARKACIONI, NULAND VITION KOSOVËN