Pas eliminoi Italinë në çerekfinale të Europianit Gjermania nis të bëjë bilancin e problemeve për fazën gjysmëfinale.

3 janë mungesat e mundshme të panterave në këtë ndeshje shumë të rëndësishme. Sami Khedira që u detyrua të dilte nga fusha që në pjesën e parë për shkak të një problemi muskulor sipas të gjitha gjasave e ka mbyllur aventurën e tij në Francë. Të gjitha mediat në gjermani raportojnë se dëmtimi i aduktorit në kofshën e majtë nuk mund ta lejojë të kthehet qoftë për finalen, sigurisht nëse Gjermania do të kualifikohet për sfidën që do të përcaktojë ekipin fitues të turneut. Mario Gomez, i zëvendësuar gjatë lojës ndaj të kaltërve, është në dyshim për gjysmëfinalen, por të paktën stafi teknik beson së mund të jetë gati për finalen e 10 korrikut. Mungesë e sigurt në mbrojtje është ajo e Mats Hummels, i cili u ndëshkuar me karton të verdhë, duke plotësuan numrin 2 që nuk e lejon të jetë në fushë në takimin pasardhës

Artikulli paraprakNICOLAS SARKOZY KONFIRMON OFERTËN E RE PËR PRESIDENCËN FRANCEZE
Artikulli tjetërPAK ORË PARA NDESHJEN ME ISLANDËN, ALARMOHET SIGURIA FRANCEZE