Gjermania fiton me lehtësi 1-0 në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës së Veriut, pa mundur që ta na japë një “dorë” në objektivin tonë për t’u bërë pjesë e 1/8-ve.

E gjithë vëmendja jonë tashmë është e përqendruar te Turqia dhe Italia nesër ndaj irlandës. Pancerat kanë zhvilluar një pjesë të parë fantastike me 12 mundësi të pastra shënimi, ndërkohë që e lëshuan shumë lojën në pjesën e dytë. Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi sulmuesi Mario Gomez, ndërkohë që kundërshtarët nuk e vendosën asnjëherë në provë Nojerin. Gjermania do të përballet me vendin e tretë të mundshëm nga grupi B ose F, pasi Shqipëria nuk ka asnjë mundësi që të përballet me “pancerat”.

Artikulli paraprakRUÇI LETËR KREU TË KUVENDIT META, PARASHTRON DY KËRKESA
Artikulli tjetër“EURO 2016”, POLONIA E MBYLL ME FITORE PËRBALLË UKRAINËS