Ky Europian nuk është i këshillueshëm për njerëz që vuajnë nga zemra, dhe këtë gjë na e tregoi edhe sfida mes Portugalisë dhe Hugarisë.

Një ndeshje që dhuroi gjithçka emocione të panumërta me përmbysje të shumta, por në fund për fat të keq nuk mundi që të na kualifikonte për në raundin tjetër pasi u mbyll 3-3. Hungaria lan 90 minuta sikur ende të luftonte për kualifikim, teka do të gjente golin e avantazhit që në minutën e 19-të me Zoltan Gerën. Gjithsesi Portugalia reagon duke barazuar shifrat me Luis Nanin në minutën e 42-të. Pjesa e dytë dhuron edhe më shumë emocione teksa Xhuxhak do të befasonte portugezët me një goditje dënimi të devijuar. Portugalia reagon menjëherë me një gol të Cristiano Ronaldos me takë. Emocionet nuk mbaruan këtu pasi Xhxuxhak do të shënonte sërish, por edhe këtë herë nuk do të mjaftonte, teksa Ronaldo baraspeshoi shifrat me kokë, duke rezlizuar goline dytë personal. Me këtë rezultat Portugalia kualifikohet dhe do të ndeshet në sfidën e 1/8-ve me Anglinë, ndërkohë që kuqezinjtë tanë duhet të rikthehen në atdhe.

Artikulli paraprak“EURO 2016”, HUNGARIA PO BËN MREKULLINË NË FRANCË
Artikulli tjetërREFORMA, MBLIDHET KËSHILLI I RREGULLORES; XHAFAJ: DRAFTI NË SEANCË