Me eliminimin e Shqipërisë dhe Zvicrës, numri i shqiptarëve që kanë mbetur në Europian është vetëm një, Shkodran Mustafi.

Por kjo në fakt nuk është e vërtet, pasi nëse kërkojmë në internet do të gjejmë edhe një tjetër, i cili luan me kombëtaren italiane. Antonio Candreva ka origjinë arbëresh, sipas asaj që shkruhet në faqen e tij në “wikipedia”. Babai dhe gjyshi i Candrevas janë arbëreshë dhe jetojnë në fshatin e arbëreshëve në Cosenza të Italisë. Candreva është prej lojtarëve më të spikatur të Italisë, por ai kurrë nuk ka folur për origjinën e tij. Pra sonte në mbrëmje do të kemi një derbi shqiptarësh, por sigurisht nga pankina, pasi të dy do ta nisin nga stoli.

Artikulli paraprakREFORMA NË DREJTËSI, BIDEN NË GUSHT NË TIRANË
Artikulli tjetërINAGUROHET MUZEU DIOQEZAN NË SHKODËR