Kombëtarja e Shqipërisë u eliminua zyrtarisht nga Euro 2016, e në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për pritjen madhështore të lojtarëve.

Sipas burimeve mësohet se Kombëtarja do të vijë nesër në aeroportin e Rinasit dhe eventi do të nisë në orën 17:00. Ja plani i pritjes: Pritja do të nisë të bëhet në Rinas, ku një autobus i hapur do të presë kuqezinjtë, ashtu si të ishte ekip kampion. Do të bëhet bllokimi i rrugëve nga Aeroporti i Rinasit deri në sheshin “Nënë Tereza” Dekor madhështor nga organizuesit nga aeroporti deri në Tiranë Do të ketë njerëz rrugëve që do të dalin në mbështetje të kuqezinjve Do të jepen çmime dhe vlerësime për stafin dhe lojtarët kuqezinj nga drejtues të shtetit tonë. Pritja do të bëhet në “Tirana Fan Zone”.

Artikulli paraprakREFORMA, MBLIDHET KËSHILLI I RREGULLORES; XHAFAJ: DRAFTI NË SEANCË
Artikulli tjetërKUKAN DHE FLECKENSTEIN: E PAPRANUESHME BLERJA E DEPUTETËVE PËR TË MIRATUAR REFORMËN