Penalltia e humbur nga sulmuesi italian, Pele, në sfidën e mbrëmshme ndaj Gjermanisë hoqi mundësinë për “axurrët” që të thellonin avantazhin, por ajo që bëri xhiron e mediave ndërkombëtare dhe të rrjeteve sociale, ishte gjesti i tij drejtuar portierit gjerman.

Pele u kap nga telekamerat që transmetonin ndeshjen çerekfinaliste duke i thënë se do t’i shënonte një penallti me “kukiaio”. Një ditë pas ndeshjes, sulmuesi ka kërkuar falje: “Më vjen keq, i kërkoj falje Italisë, njerëzve që më duan dhe juve”,-ka thënë ai sipas mediave italiane. Pele rrëfeu edhe një pjesë të fjalëve që i tha portieri Manuel Neuer pas ndeshjes. “Nuk doja të ofendoja Neuer-in. Në fund të ndeshjes erdhi tek unë dhe më tha që je një lojtar i madh. Ju betohem, nuk dua të bëj interesantin, por vetëm se ai lëvizte shumë. Qëllimi im ishte që ta mbaja në qendër pa lëvizur, jo duke e provokuar. Në fakt, kur je në ato fragmente, ka adrenalinë të lartë aq sa edhe ai nuk e kuptoi, u pamë në sy dhe…”

Artikulli paraprakKAMPIONATI I PËRBASHKËT I DY FEDERATAVE TË AERONAUTIKËS KOSOVË-SHQIPËRI
Artikulli tjetërNICOLAS SARKOZY KONFIRMON OFERTËN E RE PËR PRESIDENCËN FRANCEZE