NJË POLIC SHËNON GOLIN E PARË NË NJË NDESHJE ZYRTARE PËR GJIBLARTARIN. Portugalia mori kryesimin e grupit i të kualifikueseve të Europianit të Francës, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria, pas fitores 2-1 ndaj Serbisë. Ndryshe nga sa pritej, protagonist në këtë ndeshje nuk ishte Cristiano Ronaldo, por shoku i tij i skuadrës te Reali, Fabio Coentrao.  Mbrojtësi i majtë, i cili në këtë takim luajti në mesfushë, dha pasimin për golin e parë të shënuar nga Ricardo Carvalho dhe shënoi vetë golin e fitores. Për Serbinë barazoi mesfushori i Chelsea, Nemanja Matiç, me anë të një roveshate të mrekullueshme brenda zonës.

Me këtë fitore, Portugalia renditet në vendin e parë të grupit me 9 pikë, 2 më shumë se Shqipëria dhe Danimarka. Serbia dhe Armenia mbyllin klasifikimin me nga 1 pikë secila. Ndërkohë takimet eleminatore kanë patur dhe gola historik, këtë herë ka qenë ekipi i Gjiblartari. Lee Casciaro është autori i golit të parë të Gjibraltarit në një ndeshje zyrtare. Sulmuesi shënoi golin historik për kombëtaren e tij në një stadium legjendar siç është ai i ‘Hampden Park”, në Gllasgou të Skocisë.  33-vjeçari barazoi përkohësisht rezultatin e një ndeshjeje që përfundoi me fitoren e thellë 6-1 të vendasve. E veçanta e këtij goli është se Lee Casciaro nuk është një futbollist profesionist, por polic. Ai u shërbye në aksionin e golit nga Payas, i cili është avokat. Pas golit historik, tashmë Gjibraltari do të mundohet të marrë edhe pikën e parë në eliminatoret e Euro 2016. Kombëtarja e re renditet në vendin e fundit të grupit D, me 27 gola të pësuar në 5 ndeshje të zhvilluara deri tani.

Artikulli paraprakKVV, KËRKON NDRYSHIMET E SHPEJTA TË KODIT ZGJEDHOR
Artikulli tjetërPREFEKTI: S’FIRMOSI LISTA POLITIKE PËR NDIHMËN EKONOMIKE