Xherdan Shaqiri ndez alarmin te Zvicra.

Edhe pse mendohej si një çështje e mbyllur pasi disa javë më parë mesfushori i mbylli derën Kosovës, situata ka ndryshuar. Çështja e shiritit të kapitenit që kaloi në krahun e Lichsteiner duket se po turbullon ujërat në grupin e drejtuar nga Petkovic. “Asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë në jetë”, iu përgjigj Shaqiri pyetjes së një gazetari zviceran nëse Kosova ishte ende në mendimet e tij. Nga qëndra stërvitore në Francë, 24-vjeçari i lindur në Gjilan theksoi se për momentin nuk ka asnjë kontakt. “Çfarë do të ndodhë nëse Kosova më premton shiritin e kapitenit? Nuk e di por do të mendohesha gjatë”, shton Shaqiri që i hedh benzinë zjarrit në një moment shumë delikat për të ardhmen e Kombëtares së Zvicrës pasi lojtarët shqiptarë përbëjnë bërthamën e skuadrës helvete. Sipas të përditshmes “Blick”, mesfushori i Stoke City është ende i nxehur me vendimin e Petkovic për t’ia besuar drejtimin e skuadrës në fushë mbrojtësit të Juventusit, Stephan Lichsteiner. “Të gjithë dëshirojnë të mbajnë shiritin e kapitenit dhe unë mendoj se nëse merret parasysh hierarkia, më takon që ta mbaj”, deklaroi disa javë me parë Shaqiri.

Artikulli paraprak“EURO 2016”, RUSIA GJOBITET ME 150 MIJË EURO NGA UEFA, MERR PARALJMËRIM PËR PËRJASHTIM
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT, NDRYSHME DREJTORËSH NË RANG VENDI