Tifozët shqiptarë në Francë ende vijojnë të jenë në fokus të mediave ndërkombëtare, përfshirë edhe UEFA­n për sjelljen e tyre dhe mbështetjen e zjarrtë ndaj Kombëtares.

Së fundmi UEFA ka publikuar një koment ku thuhet se mes shqiptarëve dhe rumunëve në rrugët e Francës nuk janë shënuar incidente, madje disa prej tyre kanë pozuar edhe së bashku. “Reporterët e televizionit rumun “Pro TV” bërën këtë foto në qendër të Lionit. Tifozë Rumun dhe Shqiptar duke mbështetur së bashku skuadrat e tyre përpara një ndeshjeje shumë të rëndësishme për kombëtaret e tyre”, shkruan faqja zyrtare e UEFA­s në internet.

Artikulli paraprakITALI, SHQIPTARI ARRESTOHET ME KOKAINË E 6 MIJË EURO
Artikulli tjetërUEFA BEFASOI LOJTARIN E KOMBËTARES SHQIPTARE, BËRI TESTIN ANTI-DOPING MENJËHERË PAS NDESHJES