UEFA ka kërcënuar sot pasdite se do të përjashtojë nga EURO 2016 Anglinë dhe Rusinë, nëse episodet e dhunës do të përsëriten.

Siç raporton Daily Mail, ky vendim erdhi pasi një numër i madh tifozësh anglezë dhe rusë u konfliktuan ditën e djeshme në turneun EURO 2016. UEFA ka frikë se ngjarjet e pakëndshme të dhunës që ndodhën gjatë dhe pas ndeshjes Angli-Rusi, mund të përsëriten, pasi të dy tifozeritë do të udhëtojnë drejt qyteteve Lile dhe Lens për ndeshjet e dyta të kombëtareve të tyre. Frika qëndron në faktin se këto dy qytete janë vetëm 40 km larg nga njëri-tjetri.

Artikulli paraprak“EURO 2016”, TURQIA MUNDET 0-1 NGA KROACIA
Artikulli tjetërWASHINGTON POST: KLERIKU SHQIPTAR U KËRCËNUA PAS MARSHIMIT NË PARIS