Europol: Janë arrestuar 107 persona për trafikim të njerëzve

Agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Evropian, Europol, ka njoftuar sot se 107 vetë janë arrestuar në kuadër të hetimeve të gjëra për trafikim njerëzor dhe shfrytëzim seksual. Në operacionin e udhëhequr nga policia e Austrisë, me përfshirjen e agjencive të zbatimit të ligjit nga 22 vende të Bashkimit Evropian dhe të palës së tretë, hetuesit i kishin marrë në shënjestër “grupet e krimit të organizuar për trafikimin e individeëve të ndjeshëm për shfrytëzim seksual”, theksohet në kumtesën e Europolit, raporton agjencia DPA. Kombësia e viktimave dhe e të dyshuarve sugjeron se numri më i madh i rrjeteve të trafikimit në BE është nga Nigeria, Amerika Jugore dhe Evropa Lindore, thotë Europoli. Ky hetim ishte i një shkalle tejet të gjërë: janë kontrolluar më se 125 mijë njerëz në afro 4 mijë lokacione, përfshirë edhe rajonet e prostitucionit, shtëpitë publike dhe sallonet e masazhit. Europol thekson se “kujdes special” u është kushtuar shpalljeve në Internet ku janë vërejtur viktimat e shfrytëzimit seksual.

Artikulli paraprakME DORËN MBI KUSHTETUTË,ILIR META BETOHET SI PRESIDENT I REPUBLIKËS
Artikulli tjetërLETRA E VOGËLUSHES NGA KOSOVA DREJTUAR PRESIDENTIT TË SERBISË