Një grua e evakuuar nga fabrika e celikut në Mariupol ka rrëfyer tmerrin që përjetoi në 2 muaj. Ajo tha se nuk e pa dritën e diellit dhe mendonte se nuk do të mbijetonin.

“Nuk mund ta besoj, qëndruam 2 muaj në errësirë. Nuk e kemi parë dritën e diellit, kishim frikë”, tregoi Natalia Usmanova.

Rusia tha se dhjetëra civilë kanë mbërritur në një fshat. Ditën e djeshme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy tha se një grup i madh është rrugës për në Ukrainë, në Zaporizhia.

“Grupi i parë me rreth 100 persona po shkon drejt një zone të kontrolluar. Do të takohemi me ta në Zaporizhia. Jam mirënjohës për skuadrën tonë! Tani po punojmë për evakuimin e civilëve të tjerë”, shkroi Zelensky në Twitter.

Artikulli paraprakSI TË JETONI MË GJATË, ÇFARË ËSHTË REGJIMI USHQIMOR NORDIK
Artikulli tjetërLONDRA: MOSKA KA HUMBUR NJË TË KATËRTËN E FORCAVE TË SAJ QË NGA FILLIMI I KONFLIKIT