Forcat e policisë dhe zjarrfikësit në Nju Jork u thirrën me urgjencë në kullën “Trump” ku sipas medias, njerëzit u evakuuan të alarmuar pas gjetjes së një pakoje të dyshimte në hollin e ndërtesës.

Incidenti ndodhi në kohën kur rrugët aty pranë ishin të mbushura nga turma personash që lëvizin për festa. Busines Insider njoftoi se situata u sqarua shumë shpejt dhe se pakoja nuk kishte asgjë të rrezikshme. Ajo kishte një çantë me lodra fëmijësh. Kulla “Trump” është shtëpia e Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili aktualisht ndodhet në resortin e tij Mar-a-Lago në Florida. Ekipi tranzitor i miliarderit e pranoi më herët se kulla ishte evakuuar për shkak të një incidenti. Zona ku u gjet pakoja është pjesë e hapësirës publike, jashtë perimetrit të mbrojtur apo pjesës së banuar të godinës.

Artikulli paraprakTËRMET 4,5 BALLË NË GREQI
Artikulli tjetërNDOTJA NGA MAKINAT, PROPOZIMI: JO MAKINË PARA 2005-S