Lewis Hamilton nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë në luftën për titullin e radhës kampion në Formula 1 dhe këtë britaniku e ka bërë edhe në Çmimin e Madh të Amerikës, duke arritur në finish para të gjithëve

, madje i shkëputur nga shoku i skuadrës dhe rivali kryesor, Rosberg. Britaniku u nis i pari në garën e Austin, por e humbi vendin në nisje të garës, megjithatë arriti ta rikuperojë shpejt atë, duke arritur më pas ta mbajë deri në fundin e garës. Suksesi i 50 i britanikut në Formula 1. Menjëherë pas tij në finish erdhi piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg. Në podium u ngjit i treti edhe Daniel Ricciardo me Red Bull, i cili la pas pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel. Momente emocionuese dhuroi në xhiron e fundit të garës Fernando Alonso, i cili arriti t’i merrte vendin e pestë Carlos Sainz. Kur kanë mbetur edhe 3 gara deri në fundin e këtij botërori të Formula, Nico Rosberg renditet i pari në renditjen e përgjithshme me një diferencë tashmë prej 26 pikësh nga Hamilton. Gara e radhës në Formula 1 do të jetë Çmimi i Madh i Meksikës javën e ardhshme.

Artikulli paraprakJa data kur Papa pritet të vizitojë Kosovën
Artikulli tjetërMOT I QËNDRUESHËM DHE RRITJE E LEHTË TEMPERATURASH