Pas triumfit të Ferrarit në garën e parë sezonale të Melbournit në Australi, ka ardhur edhe kundërpërgjigjja e Mercedesit me nënkampionin e vitit të kaluar, Lewis Hamilton.

Britaniku e nisi garën nga vendi i parë dhe e përfundoi atë sërish aty, pa u shqëtësuar aspak nga rivalët e tij. Gjermani i Ferrarit, Vettel arrin gjithsesi të renditet në vendin e dytë, duke mbetur me pikë të barabarta tashmë me britanikun në klasifikimin e pilotëve, e duke u shfaqur kështu si kundërshtari kryesor për fitimin e këtij Botërori të Formulës 1.

Një sfidë spektakolare në xhirot e fundit ishte ajo mes dy pilotëve të Red Bullit për vendin e fundit në podium, mes Verstappenit dhe Ricciardos, me australianin që ishte shumë pranë parakalimit por në kthesën e fundit frenon deri në bllokim të gomave, duke mbetur pas holandezit. Gara e ardhshme e Botërorit të Formulës 1 është pas një jave në Bahrein.

Artikulli paraprakDELAWIE: KËRCËNIMI ME “SPASTRIM ETNIK”, NUK KA VEND NË EVROPË
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT TEPREATURAT DO TË ARRIJNË DERI NË 25 GRADË C