Godina e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave u mbetet përfundimisht studentëve. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka anulluar vendimin e marrë në vitin 2014, ku Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave t’i kalonte Ministrisë së Drejtësisë.

Në fakultetin e Gjeologji-Minierave, ishte parashikuar të ndërtohej Pallati i Drejtësisë, gjë është kundërshtuar në vijimësi nga stafi i Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, dhe nga studentët e këtij fakulteti.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR
SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.744, DATË 5.11.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, TË OBJEKTIT “FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE MINIERAVE”, TIRANË, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT/UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS,TE MINISTRIA E DREJTËSISË, PËR GJYKATËN E LARTË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 113, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Shfuqizimin e vendimit nr.744, datë 5.11.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin, në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”, të ndryshuar me vendimin nr.732, datë 8.12.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.744, datë 5.11.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin, në përgjegjësi administrimi, të objektit “Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave”, Tiranë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit/Universiteti Politeknik i Tiranës, te Ministria e Drejtësisë, për Gjykatën e Lartë”.

Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Lartë, Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave dhe drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Artikulli paraprakEMRAT MË TË PËRDORUR TË FOSHNJAVE DERI MË TANI PËR VITIN 2019
Artikulli tjetërNJERIU QË QËNDROI 382 DITË PA NGRËNË, PËR TË HUMBUR PESHË