Vijon falja e detyrimeve dhe çrregjistrimi i mjeteve me taksa te papaguara nga dhjetori i vitit 2011.

Drejtori i komanduar i Drejtorise se Sherbimit te Transportit Arjan Mithi tha se deri tani jane crregjistruar ne shkoder afro 725 mjete , ndersa ne shkalle vendi numerohen 3000 te tilla, ndersa falja dhe proceduara do vijoje deri ne 31 dhjetor te ketij viti Nga ana tjeter jane 70 pronar mjetesh te cilet kane perfituar nga falja e kamat vonesave dhe kane paguar detyrimet duke preferuar te mbajne ne perdorim mjetin

Nga maji i ketij viti Qytetarët që disponojnë një automjet për të cilin nuk kanë paguar detyrimet ndër vite, tashmë mund të përfitojnë nga ligji i faljes së taksave. Amnistia përfshin çregjistrimin e makinave dhe shuarjen e detyrimeve të papaguara, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me këto mjete pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim.

Përfitues nga ky ligj janë rreth 100 mijë drejtues automjetesh që nuk kanë paguar detyrimet deri në dhjetor të 2011-ës, ndërsa detyrimet e papaguara pas 1 janarit 2012 janë 5,3 miliardë lekë.

Artikulli paraprakDEPRESIONI TEK FËMIJËT DHE ADOLESHENTËT
Artikulli tjetërRRITJA UJIT, DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK