Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enklid Gjini dërgoi në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të Elvis Rroshit, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës.

Elvis Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Në datë 09.06.2016 mbi bazën e akteve të ardhuar nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar Procedimi Penal nr.4810 nr.4810, për veprën e mësipërme penale.

Shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.

Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja.

Gjithashtu në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zviceriane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash, nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. Autoritetet zviceriane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion.

Në këtë mënyrë, indirekt Prokuroria i ëhstë përgjigjur indirekt edhe opozitës, e cila nëpërmjet liderit të saj Lulzim Basha, e kishte kërkuar disa herë dërgimin e Rroshit përpara drejtësisë.

Artikulli paraprakSHQIPTARIT I ZBULOHET MAGAZINA E DROGËS NË STAMBOLL
Artikulli tjetërZBARDHET VRASJA, SHQIPTARET EKZEKUTUAN GREKUN NË BANESË