3 nëntori I 2018-Ës, një datë e shënuar për bashkësinë Françeskane. Në këtë ditë u inagurua biblioteka e studiuesve Gjon dhe Willy Kamsy, një dhuratë për bibliotekën Françeskane nga motra e të ndjerit, Myriam Kamsy.

Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë përfaqësues të provincës Franceskane, personalitete të qytetit të Shkodrës, shkrimtarë, pedagogë etj.

Më tej aktiviteti u përshëndet nga Arqipeshkvi I Dioqezës Shkodër- Pult Angelo Massafra I cili shprehi mirenjohjen kesaj familjeje per pasurine qe kane ruajtur ndër vite .

Të rinjtë do të mund të njihet më atë pjesë të historisë që nuk e kanë dëgjuar më parë, kjo falë thesareve të Willy Kamsy.

Më tej motra e të ndjerit Willy Kamsy, shprehi falenderimet e saja që tashmë veprat po ruhen ne vendin më të pershtatshem.

Willi Kamsy një jetë kuashtuar librit, kështu e ka cilësuar Gjovalin Çuni.

Biblioteka e Gjon dhe Willy Kamsy është një trashegimi e kultures Shqiptare perveç veprave në të gjenden dhe foto të vjetra që nuk janë parë asnjëherë.

Në fund të ceremonisë u vendos fotoja e Willi Kamsi në mes të gjithë atyre që kanë kontribuar për popullin shqiptar. Më pas të pranishmit vizituan biblioteken e re kështu panë nga afër të gjitha krijimet e studiuesve Gjon dhe Willi Kamsy.

Tashmë biblioteka Franceskane u pasurua më botimet e familjes Kamsy të viteve 1945, botime historike materiale kimore – shkencore , historike gjuhesore dhe ekonomike

 

 

 

Artikulli paraprakTENTUAN TË KALOJNË 11 SIRIANË DREJT MALIT TË ZI, GJYKATA JEP VENDIMIN PËR 6 TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetërNIS RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “KACELEJ”