Familjarët e 16 vjeçares Blerta Pepa e cila humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në gju për meniskun dhe ligamentin kërkojnë drejtësi.

Ata thonë se kanë bërë denoncim në polici dhe kërkojnë drejtësi. Përmes një postimi në facebook daja i vajzës zbulon se operacioni i planifikuar si me urgjencë nga ora 10:00 e mëngjesit ishte bërë në orën 19.30 të darkës duke qene se doktori i huaj që bëri nderhyrjen duhej të ikte sot në Greqi ku gjithashtu punon.

Daja i vajzës thotë se Blerta humbi jetën mëngjesin e sotëm “Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktori i huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon. Na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali” shkruan ai në postimin e tij në facebook Daja i vajzës kërkon drejtësi.

“Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interesua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te Shendetesise dhe te Arsimit ( u vra ne gju ne oren e fizkultures tek Cajupi) dhe pergjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk I ndihmojme dot.

Duam drejtesi.

Artikulli paraprak“PAKETA MCALLISTER”, BASHA TAKON ALEATËT, LU NË ZYRËN E RAMËS
Artikulli tjetërAHMETAJ: KY, VITI I PARË ELEKTORAL ME SUFIÇIT. LAMË PAS NJË KRIZË TË MADHE