Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu “qëndron mes nesh dhe të dashurve tanë”. Këtë kanë deklaruar familjarët e pengjeve izraelite që janë ende në duart e Hamasit, gjatë një konferencë shtypi në Tel Aviv para protestave të planifikuara për këtë mbrëmje, raporton “Times of Izrael”.

“Netanyahu po dështon qëllimisht në marrëveshje dhe po hyn mes nesh dhe të dashurve tanë në Gaza”,- tha Einav Zangauker, djali i të cilit, Matan Zangauker, po mbahet rob.

“Pengjet nuk kanë kohë për zgjedhje dhe për të pritur. Pengesa për negociatat duhet të hiqet tani dhe Netanyahu të zëvendësohet menjëherë”,- është shprehur ndër të tjera ai.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PËR KREUN E RITHEMELIMIT NË LEZHË, JA KUSH KRYESON
Artikulli tjetërISHULLI I KRETËS NËN ‘TERRORIN’ E FLAKËVE, 150 ZJARRFIKËS DHE 3 HELIKOPTERË NË LUFTË ME ZJARRET