Humbje e madhe per kishen katolike shqiptare e ne menyre te vecante per shkodren.

Te tille e ka cilesuar ndarjen e parakohshme nga jeta, te monsinjor lucjano avgostinit, famullitari i shkodrës, dom artur jaku. Në një postim në faqen zyrtare të famullisë së shkodrës, dom artur jaku shprehet:

Ti erdhe ne ditë të vështirë dhe solle rininë, punën, vizionin, deshminë, erdhe për të kordisur orën e ndalur në vite. Puna konkrete, për të rindërtuar kishat fizike dhe shpirtërore, ishte e ditëpërditshme. E niset në famullinë me të madhe, me qëndrën e kryeqendrës, duke ndërtuar struktura të cilat fal jush sot i kemi. I dhatë udhë grupeve të të rinjve, katekizmit, lutjeve, ministrantave, rindërtuat ambjentet e famullisë. Rritet brezat e parë të rinisë së shkodrës një e pjesë e të cilëve janë sot në kulmin e karrieres dhe sigurisht në formimin e tyre keni luajtur një rol të rëndësishëm.imzot- ndikimin personal nuk e ndaj dot nga ajo cfarë i keni sjellë shkodrës.”

 

Nga ana tjetër, ai shprehet se mons. Lucjano avgostini ishte personi që diti të ruajë ekuilibrat me të gjithë:

Dite si rradhë kush me ruajt ekuilibrat midis te vjeterve dhe te rinjve, midis autoktones me te importuaren. Krijove klimen e nevojshme për priftat e plakur e të regjur nëper burgje që vitet e fundit ti mbyllin në paqën dhe kujdesin tuaj. Ju ripërtërive vitet e fundit, jo vetëm duke u kujdesur por edhe duke i degjuar e duke ju qëndruar pranë.
Sot, përulëmi para teje, flijimit tuaj duke e falëndruar zotin për shënjen e vet që vendosi në personin tuaj. Mjekove kaq shumë plagë të popullit tonë, na e dhatë shëmbullin për të cilin kishim nevoj por imzot mos u lodh me ne. Vazhdo nga qielli, për tu lutur e për të na percjellur edhe në këtë ditë vështirë të ndarjes fizike nga ty.
Takohemi në amshim, e paharrueshme dashuria me të cilën na rrite!

Dom artur jaku

 

 

Artikulli paraprakPEDIATRIA, NARAÇI: REANIMACIONI, I KOMPLETUAR ME PAJISJE DIXHITALE
Artikulli tjetërVDEKJA E MONS. AVGOSTINIT, NË VAU DEJËS PLLAKOS HESHTJA