Farmacistët kanë paralajmëruar dje në mbrëmje se kanë parashikuar që të zhvillojnë sot një tubim paqësor përpara kryeministrisë si dhe pezullimin e aktivitetit të tyre në të gjithë vendin.

Farmacistët do të dalin në protestë me bluzat e bardha veshur dhe do të pezullojnë veprimtarinë nga ora 11:00 deri më 13:00.

Farmacistët kërkojnë zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kontratës, listës dhe problemeve të tjera të sistemit farmaceutik.

Ja njoftimi i Urdhërit të farmacistëve në rrjetet sociale:

“TUBIM PAQESOR I TE GJITHE FARMACISTEVE TE SHQIPERISE.

Te dashur kolegë,

Ju rikujtojme se me kerkesen e te gjithe kolegeve te cilet jane skeptike mbi rezultatin pozitiv te negociatave,

diten e Hene me date 14.05.2018, ne oren 11:00, ne Tirane do zhvillohet nje tubim paqesor (me bluzat e bardha veshur)

perpara Keyeministrise per te kerkuar zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes se kontrates, listes dhe problemeve te tjera te sistemit farmaceutik.

Gjithashtu farmacistet kane konfirmuar se nga ora 11:00-13:00, do pezullojne sherbimin ne te gjithe vendin.

Grumbullimi do behet ne oren 11:00 para Hotel Tirana International.”

Artikulli paraprakERDOGAN: SHQIPËRIA ËSHTË E RRËNUAR NGA GULEN, HERËT OSE VONË DO TA ZHDUKIM
Artikulli tjetërMI5 VË ALARMIN: ISIS PLANIFIKON SULME NË EUROPË