Këshilli i Bashkisë Shkodër zhvilloi mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje 11 pika të rendit të ditës u shtynë për mbledhjet e ardhshme. Ndërkohë një prej diskutimeve është një financim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit për rikualifikimin e fasadave të katër pallateve në Shkodër. Kërkesa për këtë mbështetje është bërë nga Këshilli i Bashkisë Shkodër. Nënkryetari i bashkisë Tonin Dedaj tha se pesë ditë më përpara bashkia Shkodër ka bërë një kërkesë të tillë pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Këtë vendim të këshillit bashkiak nënkryetari Dedaj e quajti të pavlefshëm juridikisht në një kohë kur bashkia Shkodër ka një marrëveshje me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Këshilli bashkiak i Shkodrës e miratoi financimin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për katër pallate por të drejtën për zbatimin e këtij projekti e ka kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia. Ndërkohë këshilli bashkiak miratoi edhe disa pika të tjera si zëvendësimi i një këshilltari, fondin 6% të ndihmës ekonomike për muajin shkurt, dhënien e një sipërfaqe prej 127 metër2 Ministrisë së Mbrojtjes dhe ndihmën financiare për disa familje që u janë djegur shtëpitë nga zjarri.

Artikulli paraprakVËLLEZËRIT KONFLIKTOHEN FIZIKISHT PËR PRONËN
Artikulli tjetërSHKODRA DHE TIVARI PLAN MENAXHIMI PËR ZJARRET