Italianët po vijnë në tokën e Shqiponjave për të marrë drogë. Duket se strategjia e trafikut të lëndëve narkotike ka ndryshuar.

Një gomone është sekuestruar në Dhërmi, nga policia kufitare gjatë natës. Gjithashtu janë ndaluar edhe dy shtetas italianë. Paraprakisht dyshohet se gomonia kishte ardhur në Shqipëri për të marrë drogë. Mjeti lundrues është me dy motorë të fuqishëm, por në të nuk u gjet lëndë narkotike. Dy shtetasit italian pretendojnë se mjeti lundrues pësoi defekt.

Artikulli paraprakÇMIMI NOBEL I PAQES SHKON PËR JUAN MANUEL SANTOS
Artikulli tjetërKOMBËTARJA MUND LIHTENSHTEJN, JEMI TË PARËT