Një çështje që do duhet një shkop magjik për tu zgjidhur shpejt e ka cilësuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Ministri u shpreh se ka një punë të përditshme të policisë së shtetit lidhur me këtë çështje.

“Pa diskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është krijuar për fatin e Ervis Martinaj. Policia po bën punën por edhe ka komunikuar më publikun për këtë gjë. Duhet të kemi parasysh që policia e shteti vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për deklarimin e fakteve të caktuara. Nga polica e shtetit do merrni përgjigje përfundimtare vetëm kur të ketë një provë të fortë. Pastaj, pjesa e thashethemeve, fjalëve, llafeve apo skenarëve është i lirë çdokush t’i bëjë. S’ka shkop magjik të zbardhë çështjet në kohë kaq të shpejtë e sidomos për një person me precedent penal kaq të komplikuar. Kjo ndodh edhe nëpër botë, ka ende persona që shtete të ndryshme pavarësisht strukturave nuk kanë mundur dot t’i gjejnë. Policia e shtetit ka një vëmendje të posaçme dhe merret çdo ditë me zbardhjen e kësaj historie.”- tha Çuçi.

Artikulli paraprakPËRJASHTIMI I 4 DEPUTETËVE NGA PD, XHAFERRAJ: MASKARADË QË DËMTON OPOZITËN, E MORA VESH NGA MEDIAT
Artikulli tjetërANTONIO LEKA BËNTE PROVA ME ARMË PARA SE TË ARRESTOHEJ