Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një fëmijë ka rene në lumin Erzen në zonën e Bërzhitës.

Ende nuk ka detaje të reja për këtë ngjarje të rëndë, por sipas policisë ngjarja është aksidentale.

Informacion Paraprak nga Policia e Tiranes:
Më datë 05.07.2018, rreth orës 12:30, jemi njoftuar se në Bërzhitë, banorët e zonës kanë nxjerrë nga ujërat e lumit Erzen, (me shenja jete) një fëmijë të mitur rreth moshës 14 vjeç, i cili dyshohet të jetë futur për tu larë dhe ka rrezikuar të mbytet.

Në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku bënë të mundur dhe transportimin e fëmijës për ndihmë mjekësore në spital.

Artikulli paraprakEMIGRANTET E DHUNUARA LEJOHET TË QËNDROJNË NË ZVICËR
Artikulli tjetërSHISNIN DROGË, ARRESTOHEN 3 PERSONA