Mbi 50% e lojtareve të grumbulluara në ekipin kombëtar të femrave për ndeshjen miqësore me Italinë janë nga ekipet e Shkodrës.

10 prej tyre janë nga ekipi i Vllaznisë që është edhe skuadra më e mirë për gjithë këto vite me trofe të fituar dhe dy të tjera vijnë nga Juban Danja dhe skuadra e Ajaks Albania School.

Dy trajnerët e kombëtares së femrave Armir Grima dhe Viorensin Sinani kanë nisur përgatitjet për miqësoren me italianet teksa kombëtarja e femrave ndodhet e grumbulluar në një prej kompleksve në qytetin e Durrësit. Kështu të grumbulluara nga skuadra e Vllaznisë janë portierja Raxhimi për të vijuar më tej me Proton, Gjinin, Maliqin, Bajraktarin, Jasharin, Franjën, Mujën, Doçin dhe Gjergjin.

Përveç tyre të grumbulluara janë edhe Paula Jakut e Juban Danja dhe Marçela Djegsina e AAS duke përbërë kështu 12 futbollistet që vijnë nga skuadrat e Shkodrës. Ndeshja miqësore me Italinë do të luhet javën e ardhshëm në qytetin e Elbasanit në stadiumin “Elbasan Arena”.

Natyrisht që nivelet janë të ndryshme dhe ekipi i Shqipërisë në futbollin e femrave është shumë larg kombëtares italiane por kjo miqësore do shërbejë edhe për të shkëmbyer eksperiencat dhe për të përftuar sa më shumë. Dy e trajnerëve Grima dhe Sinani po zhvillojnë seancat stërvitore me qëllimin që ndaj italianeve të bëhet një paraqitje sa më dinjitoze.

Artikulli paraprakRESHJET E BORËS, MARINAJ MBLEDH SHTABIN
Artikulli tjetërPOLICIA NË NDIHMË TË TË PASTREHËVE