Shqipëria e femrave zhvilloi ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për raundin e parë të play-offit të Kampionatit Europian “Zvicër 2025”. Vajzat kuqezi u mposhtën në këtë takim me rezultatin 5-0. Norvegjezet shënuan tre gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë, duke e mbyllur ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi” me rezultatin e thellë 5-0 për Norvegjinë. Pas humbjes, trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima tha se ndihet i keqardhur për golat e pësuar, por shtoi se diferencat me Norvegjinë janë të mëdha.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kundër Norvegjisë të hënën në stadiumin e Oslos në ora 19:00.

Artikulli paraprakBASKET FEMRA, VLLAZNIA DY FITORE
Artikulli tjetërÇMIMI “KOLIQI” PËR DY AUTORËT SHKODRAN