Me veshje të viteve ‘50, njësoj si në filmat klasik, plot muzikë, kërcime e hare mbërriti në Shkodër treni që udhëtoi nga Tirana në ditën ndërkombëtare të muzikës Jazz….

Swing Maratonë zhvilloi edicionin e gjashtë të saj duke u kthyer tashmë në një festë dhe traditë të bukur. Të dashuruarit pas muzikës Jazz dhe veshjeve të para 80 viteve e shijuan këtë udhëtim “Andrra N’Tren”…..

Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci iu bashkua kësaj feste duke udhëtuar edhe ai me tren…

Në këtë udhëtim të gjatë për mbi 5 orë me trenin e linjës Vorë-Shkodër, pjesëmarrësit nga e gjithë Shqipëria por edhe shumë të huaj festuan nën ritmet e muzikës dhe shijuan ndalesat gjatë rrugës. Përgjatë qytetit të shoqëruar nga banda muzikore mbërritën në pedonale …

Festa nën ritmet e muzikës Jazz vijoi deri në orët e vona ndërsa iu bashkuan edhe shumë qytetarë shkodran duke e shijuar maratonën e Jazzit që u organizua për të gjashtin vit nga Hemingway Tirana.

Artikulli paraprakTRITOL NË BANESËN E GJYQTARIT TONIN STERKAJ
Artikulli tjetërBISEDË RRETH POETIT ARSHI PIPA NË MUZEUN HISTORIK