Me qindra besimtarë të krishterë kanë marrë pjesë në meshën e shenjtë të kremtuar pasditen e kësaj të diele në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër

të kremtuar nga arqipeshkvi Shkodrës monsinjor Angelo Massafra i cili tha se njerëzit duhet të jenë të tërhequr nga feja.

Arqipeshkvi në mesazhet e tij gjatë meshës së shenjtë tha se edhe në rastet e problemeve të mëdha njerëzit duhet të veprojnë ashtu siç do të vepronte Jezu Krishti duke falur gjakun dhe duke mos u hakmarrë.

Festa e Zojës, Pajtores së qytetit është një prej festave më të rëndësishme e cila përkon me zhvendosjen e Zojës nga kalaja Rozafa në Gjenecano të Italisë.

Pas meshës së shenjtë në mjediset e jashtme të Katedrales ashtu si çdo vit u hodhën fishekzjarrët duke ndezur atmosferën.

Artikulli paraprakTRE ADOLESHENTET RREZIKOJNË 3 VITE BURG PËR KËTË SELFIE
Artikulli tjetërIPESHKVI I JUGUT KREMTON MESHËN NË SHKODËR