Kuvendi i Shqipërisë do të hapë dyert nesër dhe pasnesër për t’u vizituar nga qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm. Salla e seancave plenare do të hapet më 28-29 nëntor dhe do të shpërndahen çanta falas, t-shirt dhe stilolapse me thirrje sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.

Njoftimi i plotë i Kuvendit:
Me rastin e festave kombëtare të nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë vijon traditën e organizimit të “Dyerve të Hapura” më datat 28 dhe 29 nëntor 2018.

Salla e Seancave plenare, më datë 28 nëntor 2017, në orarin 10:00 – 15:00 dhe më datë 29 nëntor 2017, në orarin 17:00-19:00, do të qëndrojë e hapur në pritje të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Këtë vit Kuvendi i Shqipërisë organizon për herë të parë edhe një veprimtari sensibilizuese për qytetarët, me tematikë mbrojtjen e mjedisit. Për vizitorët e Dyerve të Hapura do të shpërndahen falas çanta, t-shirt-e dhe stilolapsa me thirrje ndërgjegjësuese.

Përgjatë dy ditëve, dyert e sallës së seancës plenare do të jenë të hapura për qytetarët, të cilët mund të vizitojnë nga afër ambientet ku zhvillohen punimet e Kuvendit në seancë plenare.

Artikulli paraprak80 VITE RADIO TIRANA,PRESIDENT META NDERON ZËRAT IKONË TË SAJ
Artikulli tjetërAKSIDENT RRUGOR NE BELTOJE,NJE I PLAGOSUR