Disa të rinj të fshatit Mali Jushit në njësinë administrative Bushat kanë gëzuar të vegjëlit resident në shtëpinë e fëmijës 6-16 vjeç në qytetin e Shkodrës. Ato përgatitën dhurata për secilin nga fëmijët dhe kaluan disa orë të këndshme me fëmijët dhe adoleshentët duke I falur moment të lumtura në këto prag festash fundviti. Fëmijët u mblodhën në sallën e koncerteve, aty ku zakonisht organizojnë programet e tyre festive në ditë të caktuara të vitit.

Kur e shikon nga jashtë kjo shtëpi e madhe që u gjendet pranë fëmijëve në nevojë duket shumë ndryshe. Një pjesë e fëmijëve aty I kanë prindërit dhe herë pas herë shkojnë t’I takojnë. Ndërkohë që prindërit I kanë sjellë aty për shkak të problemeve të mëdha ekonomike që kanë dhe vështirësive për të përballuar jetesën.

Zakonisht, gjatë ditëve të fundit të vitit, janë të shumta organizatat dhe institucionet që dhurojnë për këta fëmijë në shtëpinë e ëfmijës, por kësaj here është ndryshe pasi iniciativa e të rinjve nga Bushati është spontane dhe me qëllimin e mirë për të gëzuar më të vërtetë këta fëmijë të cilët kanë nëvojë për vëmendjne e qytetarëve po aq sa edhe të institucioneve.

Kjo nuk është ndër nismat e para të bamirësisë që organizojnë këta të rinj. Kryesisht në fundvit ku edhe sensibilizimi për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë është më I madh. Ky gjest bamirësie, në prag të festave të fundvitit vjen si mesazh dhe kujtesë që secili nga ne, me pak dëshirë dhe vullnet mund të bëjë dikë të lumtur në këto ditë festash në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Artikulli paraprakPREKAL, RRËSHQITJE DHEU DHE GURËSH
Artikulli tjetërKISHA FRANÇESKANE SHKODËR, KONCERTI “ASHT KRISHTLINDJE”