Në një atmosfere mjaft të bukur me pjesmarrjen e qindra qytetarëve në Lezhë janë ndezur dritat e pemës së Krishtlindjes. Ndryshe nga here te tjera Pema e Krishtlindjes është vendosur ne Sheshin kryesor Gjergj Kastrioti.

Nderkohe edhe rruget e qytetit tashmë jane ndriçuar kjo falë dritave shumëngjyrëshe. I pranishem në ndezjen e pemes ishte Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu i cili theksoi se po ndezim dritat e shpreses kjo pas termetit te 26 nentorit

Tashme eshte kthyer ne trasite ndezja e dritave të pemës në Lezhë, që shoqërohet edhe me fishekzjarre, një atmosferë e këndshme që shoqëron këtë qytet në prag të festave të fund vitit.

Artikulli paraprakINSPEKTOHEN PUNIMET NË QENDËR MES- KULLAJ
Artikulli tjetërLARGIMI I AGRON TUFËS, REAGOJNË ISH-TË PËRNDJEKURIT