Shkodra ka mirëpritur edicionin e katërt të filmit mjedisor, i organizuar në qendrën e informimit të Bashkimit Europian në bashkëpunim me Delegacionin e Be në Shqipëri dhe ministrinë e arsimit dhe sportit.

Në pedonalen “Kolë Idromeno” u shfaqën filma mjedisor. Anëtarë të delegacionit Europian folën për rëndësinë e këtij festivali por edhe mjedisit në tërësi dhe vëmendjes që i duhet kushtuar. “Ne jemi këtu në Shkodër dhe jemi të kënaqur që takohemi sërish. Unë jam anëtar i delegacionit Europian dhe BE mjedisin ka një prej çështjeve më të rëndësishme. Jam i lumtur që sot shfaqen filma mjedisor nga e gjithë bota por filma që janë bërë këtu në Shkodër. Ne kemi qenë edhe në Tiranë dhe ambasadorja e BE Romana Vlahutin tregoi për rëndësinë që bashkimi europian ka për mjedisin në përgjithësi. Këta filma janë kryesisht për të rinjtë në mënyrë që të rriten me frymën e duhur por edhe për pjesën tjetër të shoqërisë në mënyrë që të sensibilizohen dhe ndërgjegjësohen. Mjedisin të gjithë sëbashku duhet të kontribuojmë që ta ruajmë, ta mbajmë pastër dhe mos ta dëmtojmë sepse pastaj do të kemi pasoja të pariparueshme. Më vjen mirë që shoh një interesim kaq të madh këtu në Shkodër”. Filmat mjedisor që janë shfaqur janë realizuar nga individë apo edhe organizata të ndryshme me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e mjedisit dhe ruajtjen si një element i rëndësishëm i jetës dhe shëndetit tonë.

Artikulli paraprakVLASHENT SATA NË SHKODËR PËR ALBUMIN “HANA E PLOTË”
Artikulli tjetërTESTIMI I KLASAVE TË 5-TA, DYMLEKU: I PANEVOJSHËM!