Shkodra mirëpriti në teatrin “Migjeni” edicioni e 8-të të festivalit “Lule Borë”. 18 këngë u interpretuan për dy netë me radhë nga disa prej zërave më të mirë të qytetit por edhe më gjërë. Poezia “Shko Dallëndyshe” e kënduar nga Gjergj Kaçinari me muzikën e kompozuar nga babai i tij Alfred Kaçinari fitoi çmimin e parë…..

Dy mjeshtrat e muzikës Shpëtim Saraçi dhe Markelian Kapedani ishin drejtuesit artistik. Kapedani thotë se “Lule Borë” në këtë edicion ia arriti qëllimit….

Mesazhet për paqen në një kohë kur bota po përjeton luftë mes disa vendesh erdhën edhe në këtë festival nga dy më të vegjlit Ea Zoga dhe Arseld Muça të cilët fituan çmimin Simon Gjoni si interpretuesit më të mirë….

Çmimi i dytë në festivalin “Lule Borë” në edicionin e 8-të u fitua nga këngëtari shqiptar i Kosovës Artan Bakija dhe çmimi i tretë shkoi më këngëtari Laorjan Ejlli. “Lule Borë” është një festival që sjell krijimet më të mira të muzikës qytetare shoqëruar live nga orkestra e qytetit.

Artikulli paraprakRESHJET RIKTHEJNË VËMENDJEN TEK URA E ZOGUT
Artikulli tjetërSHFRYTËZIMI I LUMIT MAT, GODITEN DY RASTE