E gjitha bota tashmë është nën ethet e Kupës së Botës në futboll, veprimtari e cila hap siparin më 14 qershor në Moskë, me ceremoninë hapëse dhe ndeshjen e parë Rusi-Arabia Saudite.

FIFA ka renditur 4 ekipet kryesore pretendente, me Brazilin, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën që u jep më shumë mundësi ndaj ekipeve të tjera, por gara është e hapur për 32 finalistet dhe të gjithë do të kërkojnë të bëjnë më të mirën.

Na ndajnë edhe 3 ditë nga starti i Botërorit të Rusisë. Të gjithë ekipet kërkojnë të shkojnë sa më larg, pse jo, ta fitojnë Kupën e Botës. Megjithatë, FIFA ka bërë sygjerimet e saj për kombëtaret favorite këtë verë.

I pari Brazili, me lojtarin kryesor Neymar, do të marrë përsipër një barrë të madhe. Neymar kërkon të udhëheq kombin e tij drejt një tjetër trofeu botëror. Nga ana tjetër, trajneri Tite ka ndryshuar shumë në mentalitetin dhe lojën e skuadrës.

Portieri Alison dhe ylli Cutinjo janë gjithashtu lojtarët për t’u ndjekur. Eleminatoret e amerikano-latinëve kanë qenë pothuajse perfekte, dhe prova gjenerale me Austrinë tregoi se ata janë në një formë të mirë.

Skuadra e dytë favorite është Franca. Lojtari që udhëheq francëzet është padyshim Griezman. Skuadra është e mbushur me të rinj që mund të shpërthejnë në aspektin individual dhe t’i japin trofeun. Mpape, Dembele dhe Pogba kanë një shans të artë për të treguar veten.

Trajneri Deshamp ka treguar se ekipi ka shumë ambicie, po sheh Spanjën dhe Gjermanin përpara tyre. Ekipi i tretë në radhë pretendent është Gjermania. Padyshim kampionët e botës nuk mund t’i mungonin kësaj liste. Askush nuk ka arritur ta mbrojë trofeun që nga 1962, kur e bëri Brazili. Gjermania ka treguar se mund të mund këdo. Lojtari kyç është Ozil, që me kreativitetin e tij mund të zgjidhë situata të caktuara.

Trajneri Lëv ka deklaruar se ata do të sulmohen si kurrë më parë, por përsëri duhet ta dinë se ata janë kampionët. Dhe në fund si ekip pretendent FIFA vendos Spanjën. Pas dështimeve në Brazil 2014 dhe në Euro 2016, spanjollët janë rikthyer të jenë të bukur dhe fitues. Ata kanë një përzierje talentësh mes heronjve të 2014 dhe talentëve.

Besimi i tyre duket më i fortë ketë herë. Lojtari kyç në ekip është David Silva, i cili ka grumbulluar plot 100 ndeshje me kombëtaren, megjithëse është 32 vjeç. Ai ka zhvilluar sezon të shkëlyqer me ekipin e tij, Sitin, por gjithashtu është lideri i heshtur i kësaj kombëtare.

Trajneri Lopetegui është i bindur se skuadra ka rrigjetur besimin në vetvete dhe ata duhet të jenë të përulur për të fituar Kupën e Botë

Artikulli paraprakKRIMET USHTARAKE, SHTOHEN DEZERTIMET
Artikulli tjetërDEL RAPORTI : JA SA VLEN K.F VLLAZNIA