E ndërtuar vetëm pak vite më parë, lagjja e “Gjuhadolit” është një ndër destinacionet më të pëlqyera turistike të qytetit të Shkodrës. Megjithatë, me kalimin e viteve,

investimi i kryer kishte filluar të dëmtohej edhe për shkak të vëmendjes së ulët që iu kushtua në vazhdim. Një pjesë e pllakave karakteristike të këtij aksi kishte filluar të dëmtoheshin, duke humbur kështu shkëlqimin që kjo lagje meritonte.

Këtë të mërkurë ka filluar riparimi i një pjese jo të vogël i pllakave në këtë zonë. Punëtorët tashmë kanë filluar punën për të rindërtuar edhe njëherë rrugën që kishte filluar të agravohej.

Çfarë pritet të risjell edhe njëherë në identitetin që ajo meriton të ketë. Inaugurimi i këtij investime qe kapi vlerën e 1.2 milionë lekëve ishte para katër viteve, ku i pranishëm ishte edhe ish-Ambasadori i BE-së në Tiranë, Etore Sequi.

Përderisa, në një afat kaq të shkurtër gjithçka mori tatëpjetën, duke e kthyer Gjuhadolin jo në lagjen që pretendohej të ishte.

Gjuhadoli është një zonë me ndërtesa karakteristike të Kolë Idromenos, të cilat vazhdojnë të jenë në mëshirë të fatit. Kjo zonë kërkon investime të mëdha për të sjell edhe njëherë gjithë magjinë historike dhe karakteristike që ajo përfaqëson.

 

Artikulli paraprak‘NEGOCIATAT’, RAMA PRET DONALD TUSK: ANËTARËSIMI NË BE, INTERES KOMBËTAR
Artikulli tjetërVLLAZNIA ANALIZË TË HOLLËSISHME