Këtë të hënë kanë nisur regjistrimet për vitin e ri shkollor në shkollën pyjore “Kolë Margjini” të qytetit të Shkodrës të cilat priten të zgjasin deri në datën 30 shtator.

Drejtori I këtij institucioni, Agron Ceka thekson këtë vit pritet të ketë një interes të madh nga të rinjtë.

Studentët pranë këtij institucione mund të profesionohen në degën e pyjeve dhe atë të përpunimit të drurit.

Por përveç benefiteve të shumta që ofron ky institucion qeveria shqiptare ka akorduar një bursë prej 70000 lekë të vjetra për secilin student.

Ndërkohë drejtori Ceka bën thirrje të gjithë prindërve që ti drejtohen kësaj shkolle pasi është e duhura për fëmijët e tyre.

Arsimi profesional është më afër tregut të punës gjithashtu diplomat njihen jo vetëm në vendet europiane por dhe ato nordike si dhe në shtetët e bashkuara të Amerikës.

Vitet e fundit në shqipëri po I jepet nje përparësi te madhe arsimit profesional duke qenë se jo vetem në Shqipëri zanatet janë ato cka kërkohen më se tepërmi

por dhe vendet e huaja kërkojnë persona që kanë kryer një arsim profesional dhe zotërojnë një zanat të mirëfilltë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, RRUGA “AMADEO” NOTON NË UJË
Artikulli tjetërNIS RIKONSTRUKSIONI I AKSIT BARDHANJOR-RRENC